MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail
Sign in to Windows Live ID Web Search:   
go to MSNGroups 
Groups Home  |  My Groups  |  Help  
 
Albanian CityAlbanianCity@www.msnusers.com 
  
What's New
  Join Now
  Welcome  
  AC Forum  
  About AC  
  Albanian  
  Presidenti  
  Member  
  AC GuestBook  
  Gjuha Shqipe  
  Documents  
  Pictures  
  Humor  
  Quotes  
  AC Sports  
  Editorials  
  Articles  
  
  Article 02  
  
  Article 03  
  AC Features  
  Find Singles  
  Email Settings  
  
  
  Tools  
 

 

Article of the Month

Disa amerikanė me racė tė pėrzier mund tė kenė gjak shqiptar

Graphic Image

Nė Shtetet e Bashkuara ekzistojnė rreth 200 komunitete etnike triracore. Kėto bashkėsi filluan te krijoheshin me mbritjen e kolonėve tė parė evropianė tė cilėt sollėn me vete afrikanė dhe gjetėn ketu banorė autoktonė qė Kolombi, gabimisht i quajti indianė. Anėtarėt e njė prej grupeve te tilla jane perfshirė sot nga njė krizė identiteti. Ata njihen me emrin Melungeon dhe ka kohė qe janė hedhur nė kėrkim tė rrėnjėve tė tyre etnike dhe disa prej tyre mendojnė se mund tė jenė me prejardhje shqiptare.

Melungeonėt jetojnė tė pėrqėndruar kryesisht nė Apalache, vargmale qė shtrihen nė njė sėrė shtetesh nė pjesėn jugore tė Shteteve tė Bashkuara. Thuhet se mbreti i rrokandrrollit Elvis Presley, aktorja e njohur Eva Gardner dhe presidenti i 16-tė amerikan Abraham Linkoln kanė qenė me prejardhje melungeun.

Nė listat e regjistrimit te popullsise melungeonėt nuk kualifikohen as si indianė, as si zezakė dhe as si tė bardhė.

Ndoshta ėshtė ky status i papėrcaktuar etnik e racor, qė i ka bėrė Melungeonėt tė pėrfshihen nga njė krizė identiteti dhe kjo krizė duket se ėshtė aq komplekse saqė po tė pyesėsh 10 melungeonė mbi prejardhjen e tyre etnike do tė marrėsh 10 pergjigje tė ndryshme. Ata thone se tė parėt e tyre kanė qėne nga fisi i humbur i Izraelit, ndoshta turq, portugezė, ballkanas, shqiptarė, grekė, kroatė e tė tjere tė ardhur nė Amerike nga mesi i viteve 1500.

Por ē’thonė burimet historike? Kur evropianėt filluan kolonizimin e Amerikes nė shekullin e 17, u befasuan kur duke hyrė nė brendėsi tė kontinentit hasėn grupe njerėzish qė jetonin nė gjendje thuajse primitive. Ēuditėrisht ata kishin tipare te ngjashme evropiane por me njė ngjyre lėkure paksa tė zeshkėt.

Disa historianė thonė se melungeonėt e sotėm jane pasardhės tė qindra robėrve armenė, grekė, boshnjakė, kroate e shqiptarė. Kėtė pėrfundim ata e bazojnė nė shėnimet e admiralit britanik tė shekullit 16, Fransis Drake.

Nė vitet 1500, Britania ishte pėrfshirė nė luftė mė Spanjėn, dhe flota e admiralit Drake duke lundruar nė ujrat e Mesdheut u ndesh me njė anije turke qė britanikėt menduan se ishte spanjolle dhe e sulmuan.

Kur beteja perfundoi nė hambarin e anijes turke, britanikėt gjetėn qindra robėr, kryesisht nga vende te Ballkanit. Admirali Drake nė shėnimet e tij thotė se i mori kėta robėr nė bordin e anijes se tij dhe nė ndalesėn mė tė parė qė qėlloi nė brigjet e Virxhinias, i zbriti nė tokėn e re. Fakti qė melungeonėt shikohen tani si njė grup i pėrzier racor e etnik, studiuesit argumentojnė se me kalimin e kohės, kėta ish-robėr ranė nė kontakt me fiset vendase indiane dhe u perzien me ta.

Historiani Brent Kennedy, profesor pranė kolegjit Wise nė Virxhinia thotė se tek melungonėt edhe sot mund tė vihen re tiparet evropiane. Zoti Kennedi vetė ėshtė melungeon.

Nė librin e tij, Melungonėt, Rilindja e nje Populli Krenar, Brent Kennedy, thotė se lidhjet e tyre evropiane duken edhe nė njė numėr fjalėsh e toponimesh.

Pėr shembull ėshtė pranuar se vetė emri Melungeon rrjedh nga frengjishtja Melange qė do tė thotė i pėrzier. Por zoti Kennedi kėmbėngul se melungeon rrjedh nga turqishtja melunkam - tė mallkuar. Ky argument duket disi bindės po tė mendohet gjendja pa asnje shpresė e ish-robėrve per t'u kthyer nė vendlindjet e tyre. Por ndonjė studiues hedh tezėn se melungeon mund tė rrjedhė edhe nga shqipja mall-kam, ose kam mall, po tė kihen parasysh shėnimet e admirali Drake ku thuhet se mes robėrve kishte qindra armenė, grekė, boshnjakė, kroate e shqiptarė.

Historiani Kennedy thotė se edhe emri i fisit indian Cherokee vjen nga fjala shirokė - e shprishur, e perhapur. Por shirokė quhet edhe era qė sjell apo pėrhap retė e shiut; njė fjalė kjo mbarė ballkanike.

Toponimin Alabama, Brent Kennedy e shpjegon me turqishten Allah - Bama, varreza e Zotit. Apo mos ndoshta rrjedh nga Albania si kujtim nostalgjik i tė shpėrngulurve pėr atdheun e tė pareve tė tyre.

[VOA in Albanian] Astrit Lulushi, alulushi@voanews.com

 

Intervistė me Flamurin-alias Mustafė Mustafėn, ish ushtar i UĒK-sė

“Flamuri” nė bisedėn ekskluzive pėr Trepca.net, flet pėr luftėn e Koshares, pėr fatin e vėllaut tė tij – kėshilltarit tė ndjerė tė presidentit, si dhe pėr keqpėrdorimet dhe pėrfitimet e pasluftės nė Kosovė, qė ndodhėn nė emėr tė UĒK-sė dhe luftės sė vėshtirė.
---------------------------------------------------------
Zvicėr, 10 dhjetor 2002 / TREPCA.NET
---------------------------------------------------------

Flamuri - alias Mustafė Mustafa ėshtė nga shqiptarėt e shumtė qė lanė Zvicrėn e qetė dhe tė bukur, pėr t’iu bashkangjitur radhėve tė UĒK-sė, nė kohėn kur lufta kishte filluar. Ai nuk mund tė priste mė tepėr radhėt e vullnetarėve tė lajmėruar nė qytetin Lugano, por me vetiniciativė mori rrugėn me tren nėpėr Itali, pėr tė zbritur i vetėm
me trajekt nė Durrės...

TREPCA.NET: ...dhe ēfarė ndodhi mė tutje?

Flamuri: Kur arrita nė Durrės u mora nė pyetje nga “doganierėt”, tė cilėt u interesuan se cilit krah i pėrkas: Thaqit apo Rugovės. I ika pyetjes duke iu thėnė se po shkoj ta vizitoj nėnėn time e cila gjoja ishte e shtrirė nė spitalin e Tiranės, por ekziston mundėsia qė mė vonė tė kyēem nė UĒK.

Nė Tiranė, nė Zyrėn e Kosovės kontaktova ministrin e mbrojtjes. Aty kam kaluar natėn e parė, pastaj nga kjo qendėr rreth 36 ushtarė kemi shkuar nė vendin e quajtur Kolshė ku ishte i vendosur eprori Nazif Ramabaja, i cili ushtronte ushtarėt pėr tė hyrė nė Koshare.

TREPCA.NET: Si u pritėt nga Ministria e Mbrojtjes? A kishte personel tė mjaftueshėm dhe njerėz tė kualifikuar pėr t’iu drejtuar pėr nė front?

Flamuri: Aty jemi pritur shumė mirė. Tė gjithė ata qė na kanė ushtruar dhe formuar ushtarakisht kanė qenė eprorė ushtarakė, tė cilėt jo vetėm qė na kanė ushtruar, por gjithmonė na kanė pri tė parėt nė luftime kundėr armikut. E them botėrisht se shumė mirė kam kaluar si me ushtrime ushtarake ashtu edhe me eprorėt e mi. Unė pata fat tė madh qė hyra nė luftė nė Koshare nė Brigadėn 138 Agim Ramadani, ku iu bashkangjita eprorėve vėrtetė profesionistė pėr tė cilėt kam fjalėt dhe pėrshtypjet mė tė mira.

TREPCA.NET: Beteja e Kosharės ėshtė ndėr mė tė rėndėsishmet dhe e karakterizuar me suksesin e UĒK-sė nė terren, e cila arriti tė thyej kufirin shqiptaro-shqiptar. Por, ka zėra qė thonė se lufta e Koshares nuk ka qenė e nevojshme, pas ndėrhyrjes sė NATO-s?

Flamuri: Personalisht medoj se kjo luftė ka qenė mėse e domosdoshme. Sė pari, askush nuk e dinte sa kohė do tė zgjasė ajo. Shpeshherė analistė tė jashtėm thonin se lufta do tė zgjasė ndoshta me vite. Sekretarja e shtetit amerikan z. Ollbrajt, nė fillim pat deklaruar se lufta do tė zgjasė 28 – 30 ditė. Nė fakt sulmet e NATO-s zgjatėn 78 ditė.

Pastaj mos tė flasim pėr barbaritė serbe nė Kosovė dhe masakrat e tyre ndaj popullatės civile. Ēdo minutė ishte njė shekull, kėshtu qė, edhe po tė hynim ne vetėm njė minutė para NATO-s, kjo do tė kishte efektin e madh. Mijėra shpirtėra do tė qetėsoheshin mė herėt. Popullata ishte e dėrrmuar; njerėz tė moshuar dhe bebe tė lindura nė mal... Megjithatė, unė pa asnjė mėdyshje e arsyetoj si shumė tė arsyeshme Betejėn e Kosharės dhe, nė kėtė rast, i injoroj mendimet e kundėrta.

TREPCA.NET: Cila qe perspektiva e ushtarėve tė kėsaj Brigade?

Flamuri: Pjesa dėrmuese e ushtarėve tė Brigadės 138 Agim Ramadani janė kthyer nė shtetet pernėndimore, pjesa tjetėr janė nė Kosovė tė papunė. Eshtė fatėkeqėsi tė dėgjosh disa zėra tė sėmurė nė Kosovė, se gjoja lufta e Kosharės nuk ka qenė luftė etj. kur dihet se lufta e Koshares njihet edhe ndėrkombėtarisht pėr sukseset e saja.

Unė kam njė kėrkesė pėr tė gjitha institucionet e Kosovės nė veēanti pėr Presidentin Rugova dhe Kryeministrin Rexhepi, qė me tė vėrtet tė gjithė ata djem qė kanė luftuar me mish e shpirtė pėr Kosovėn dhe kanė mbetur tė dėmtuar nga lufta, sa mė parė tė gjejnė mėnyra pėr t’i aktivizuar nė jetėn institucionale tė Kosovės. Sepse, kėta djemė ish-luftėtarė tė Kosovės dhe shumė tė diciplinuar, sot kanė mbetur, siē thotė njė fjalė popullore, “as me Bare as me Barilevė”.

TREPCA.NET: Lufta, si e tillė, shkakton vetėm vuajtje. Fundi i saj sjell ndopak gėzim, nė momentin kur dihet se marrin fund masakrimet barbare dhe njerėzit mund tė ulen tė shohin pak qiell, pak shpresė. Njė populli po i hapej dera dhe njė mur i madh po bėhej i tejduskshėm. A pėrshkruhet me fjalė njė pėrjetim i tillė?

Flamuri: Fatkeqėsisht nė luftė mė shumė ka hidhėrime. Zakonisht NATO-ja bombardimet i fillonte diku rreth orės 24.30 deri nė ora 03.00 tė mėngjesit. Nė kėto momente vėrtetė ndjeje kėnaqėsi tė papėrshkrueshme, sepse aty pėr aty krijohej njė siguri mė tė madhe dhe njė vetėbesim i fuqishėm qė na bėnte tė njenim sikur edhe ne kishim dikė qė po na ndihmonte. Gjatė kėsaj kohe 2- 3 orėshe vėrtet ishte njė pushim i kėndshėm pėr ne. Gėzimi tjetėr, mė i madhi, ka qenė hyrja e NATO-s nė Kosovė. Kėto gėzime nuk mund tė pėrshkruhen me fjalė, kėto janė gėzime qė
njeriu vetėm mund t’i pėrjetojė. 

Pa dyshim kanė qenė ndėr momentet mė tė lumtura nė jetėn time rėnja e murit shqiptaro-shqiptar. Dihet mirė se armiku ka qenė shumė mė i fortė ushtarakisht. Ne vėrtetė kemi humbur shumė ushtarė nė atė betejė, por morali jonė ishte forca dominante dhe ia dolėm ta fitojmė luftėn me eprorėt dhe ushtarėt trima.

Pra kjo ishte dhe njihet Beteja e vetme frontale e Kosovės ku dolėm ngadhnjimtar ndaj forcave shumėherė mė tė forta tė armikut, tė cilat nė mesin e vet kishin edhe mercenarė tė shumtė nga Rusia, Rumania etj.

Ishte, Agim Ramadani me shokė qė nxori nga toka gurin kufitar qė ndante dy tokat shqiptare...

Tė gjithė ushtarėt kishim emocione tė papėrshkrueshme me rastin e shkuljes sė atij guri qė ndante tokat tona.

TREPCA.NET: Dhe erdhi dita tė ktheheshit nė Kosovė. A mund tė thuhej se ēdo gjė kishte mbaruar?

Flamuri: Tri ditė pas hyrjes sė NATO-s nė Kosovė, kemi zbritur nė Junik ku kemi qėndruar 3-4 ditė. Kjo ishte njė kėnaqėsi e papėrshkrueshme, sepse gjithė familjen e kisha nė Kosovė. Nga familja e ngushtė kemi qenė katėr luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Unė nė Koshare, Shemsiu, Arbeni dhe Ragipi nė zonėn e Llapit.

Baba ishte gjithashtu nė malet e Llapit, kurse familja e gjerė ka qenė e shpėrndarė, disa nė Prishtinė e disa nė malet e Llapit.

Vėllau i ndjerė Xhemajli (sqarimi ynė: Xhemajl Mustafa - kėshilltar i Presidentit Rugova), me gruan dhe djalin kanė qenė nė Prishtinė. Unė e dija se Xhemaili ishte nė Prishtinė, por nuk kisha njohuri pėr fatij e tij dhe tė familjes sė tij. Mirėpo, pėr fat tė mirė, ai kishte shpėtuar dhe nė ditėn e parė kur mbėrrita nė Prishtinė e takova dhe e pėrqafova me njė pėrmallim tė papėrshkrueshėm.

TREPCA.NET: Por ju nuk qėndruat gjatė atje megjithėse shkuat me gėzim. U kthyet sėrish nė Zvicėr. Ėshtė fjala pėr ndonjė zhgėnjim apo qėllim?

Flamuri: Unė qėndrova me uniformė gati njė muaj e gjysmė pas lufte, mirėpo rrethanat dhe sidomos njė pjesė e madhe qė erdhi nė Kosovė pas ndėrhyrjes sė NATO-s, tė veshur me rroba tė reja tė UĒK-sė, filluan vjedhjet dhe uzurpimet e parreshtura tė cilat filluan ta pėrbuzin luftėn e pastėr tė tė gjithė ushtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės tė cilėt me nderė e heroizėm e kishin luftuar armikun barbarė.

Ata ushtarė qė erdhėn pas lufte, i blenė rrobat e UĒK-sė, librezat, mirėnjohjet etj, gjoja se kanė qenė pjesėmarrės lufte, pa qenė fare nė luftė. Kjo sjellje e papėrgjegjshme e personave qė lėshonin kėto dokumete ishte pafytyrėsi qė bėhej pėr pėrfitime nė emėr tė UĒK-sė. Kjo vėrtet mė shtyri qė as unė mė tė mos mbaj uniformėn dhe tė kthehem nė Zvicėr. Pra, unė nuk mund t’i duroja gjithė ato veprime tė pahijshme qė kishin depėrtuar deri nė kreun e UĒK-sė.

TREPCA.NET: A prisni momentin tė deklaroni diēka tė veēantė ose, mbase, t’i drejtoheni me ndonjė porosi opinionit?

Flamuri: Po, ka kohė qė unė kam njė dėshirė tė madhe tė lėshoj njė kėrkesė pėr opinionin e gjerė. Me kėtė rast dėshiroj t’u drejtohem Policisė sė UNMIK-ut, Qeverisė, Kuvendit dhe Presidencės sė Kosovės qė sa mė parė tė bėjnė ndriqimin e vrasjes sė vėllaut tim Xhemail Mustafės, i cili tėrė jetėn ia kushtoi Kosovės dhe tė gjitha vėrasjeve tjera.

Unė nuk e di se pėr ēfarė shteti demokratik flasim kur dihet se u bėnė dy vite nga vrasja e njė kėshilltari tė njė presidenti nė prag tė banesė sė tij dhe deri mė sot nuk ėshtė ndriquar rasti. Kosova kurrnjėherė nuk mund tė jetė demokratike derisa kriminelėt sorollaten shlirshėm dhe vazhdojnė me vrasje tė tjera.

Unė po e pėrfundoj me njė citat tė shkėputur nga shkrimi “Rekuiem pėr mjeshtrin e lirisė” tė Fazli Hajrizit : “ Bajlozėt e vranė Xhemėn. Tė paktėn t’ia kishin falur edhe njė minutė jetė qė tė bėnte edhe nje lutje pėr shqiptarėt, qė t’i shpėtojė Zoti nga apokalipsa…

Next Page

Post Your Article of the Month

Notice: Microsoft has no responsibility for the content featured in this group. Click here for more info.
  Try MSN Internet Software for FREE!
    MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail  |  Search
Feedback  |  Help  
  ©2005 Microsoft Corporation. All rights reserved.  Legal  Advertise  MSN Privacy