MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail
Sign in to Windows Live ID Web Search:   
go to MSNGroups 
Groups Home  |  My Groups  |  Help  
 
Albanian CityAlbanianCity@www.msnusers.com 
  
What's New
  Join Now
  Welcome  
  AC Forum  
  About AC  
  Albanian  
  Presidenti  
  Member  
  AC GuestBook  
  Gjuha Shqipe  
  
  Emri  
  
  - Emri  
  
  - Emri  
  
  Folja  
  
  Lidhėza  
  
  Mbiemri  
  
  Ndajfolja  
  
  Numėrori  
  
  Parafjala  
  
  Pasthirrma  
  
  Pėremri  
  
  Pikėsimi  
  
  Pjesėzat  
  Documents  
  Pictures  
  Humor  
  Quotes  
  AC Sports  
  Editorials  
  Articles  
  AC Features  
  Find Singles  
  Email Settings  
  
  
  Tools  
 

 

Gjuha shqipe sot flitet nė Shqipėri dhe jashtė kufijve tė saj nė Kosovė, nė territorin ndėrmjet Shkupit, Gostivarit, Tetovės dhe Di-brės, nė Preshevė, nė Bujanovc dhe nė Medvegjė, nė Krajė, nė Ulqin me rrethina deri nė Tivar dhe nė Ēamėri. Shqipja, pra, flitet nė viset perėndimore tė Ballkanit, aty ku kryqėzohen rrugėt qė lidhin lindjen me perėndimin, pikėrisht nė atė rajon qė ka qenė djepi i qytetėrimit antik evropian.

Gjithashtu, shqipja flitet edhe nė diasporė (nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė), edhe nė shumė vende tė tjera tė kontinentit tonė dhe mė gjerė, nė Amerikė, nė Azi dhe nė Australi nga shqiptarė tė vendosur atje nė kohė mė tė hershme ose mė tė vonshme.

Gjuha shqipe i pėrket familjes sė gjuhėve indoevropiane. Rreth dy mijė fjalė tė shqipes janė me origjinė indoevropiane: kokė, ditė, natė, dimėr, ujė, ha, pi, jam, kam, zog, dem, elb etj. Shqipja formon njė de-gė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane. Gjuha shqipe pra nuk ka lidhje birėrie me asnjėrėn nga gjuhėt e sotme indoevropiane.
Territori shqiptar ka qenė i banuar qė nga paleolitiku i mesėm (100000 - 40000 vjet para erės sonė). Gjurmėt e para tė rėndėsishme tė qytetėrimit i pėrkasin neolitit (6000-2000 vjet para erės sonė).
Nė fillimet e kohės sė bronzit fiset ilire shfaqen nė njė territor tė gjerė qė shtrihej nga gadishulli i Istrias nė veri deri nė gjirin e Artės nė jug. Nė lindje, kufiri i tyre shtrihej afėrsisht deri te lumenjtė Vardari e Morava. Popullsia ilire eshtė formuar nga popullsi autokto-ne tė epokės sė neolitit, pas ardhjes sė popullsive indoevropiane aty nga fundi i mijėvjeēarit tė tretė para erės sonė. Pra, Ilirėt pėrbėnin njė popullsi shumė tė vjetėr tė vendosur nė perėndim tė Ballkanit. Emrat e dy fiseve ilire, Pajonėve dhe Thesprotėve, i gjejmė tek "Iliada" dhe "Odiseja" e Homerit.

Kjo popullsi del me ketė emėr nė shekullin e pestė para erės sonė. Nė rrethinat e Durrachium-it (Durrėsi i sotėm) u formua nyja e Shtetit tė parė Ilir. Gjuha e kėsaj popullsie ishte ilirishtja.
Shqiptarėt janė pasardhės tė ilirėve dhe gjuha shqipe pasardhėse e ilirishtes.

Nga kjo gjuhė nuk kanė mbetur veēse pak fjalė tė cilat mund tė shpjegohen me gjuhėn shqipe dhe konkretisht sika = thika, peli = pleq, aspetos = i shpejtė. Edhe disa emra gjeografikė dhe emra perso-nash ilirė mund tė shpjegohen me fjalė tė shqipes. Kėshtu p.sh. Dardania ėshtė shpjeguar me shqipen dardhė, Dalmatia me shqipen del me, dele, Ulkin me shqipen ulk, ujk, Dimalum me shqipen di mal dy male, Bardhul me shqipen i bardhė, Daz me shqipen dash..
Nė vitin 168 para erės sonė, Iliria u pushtua nga romakėt. Filloi kėshtu njė periudhė pushtimi qė zgjati pėr mė shumė se pesė shekuj.
Nė shekullin e VII Shqipėria u pushtua nga sllavėt, kurse nė shekullin XV nga turqit otomanė. Pushtimi otoman vazhdoi pesė shekuj deri mė 28 nėntor 1912.
Nė Mesjetė, popullsia e territoreve tė populluara nga fiset ilire, quhej Albanoi dhe vendi Albanon, prej nga ka dalė forma popullore Arbėnesh ose Arbėresh.
Emrat e sotėm Shqipėri, shqiptar, shqip janė shfaqur nė shekullin XVII.
Gjatė kėsaj periudhe tė gjatė pushtimi, gjuha dhe kultura shqiptare kanė qenė nėn ndikimin e gjuhės e tė kulturės latine, greko-bizantine, sllave e turke. Gjenden nė shqipe fjalė me origjinė nga greqishtja e vjetėr, latinishtja, greqishtja bizantine, sllavishtja, turqishtja etj.
Nga greqishtja e vjetėr kanė hyrė fjalė tė tilla si: drapėr, lakėr, qer-shi, shpellė; nga latinishtja: arė, kalė, mbret, furkė, ungj,- nga greqi-shtja bizantine: fis, ikonė, kollogjer, manastir; nga sllavishtja: gjobė, lopatė, pushkė, opingė, rob, si edhe toponime: Berat (bel+grad), Dropull (Drino+polje), Konispol (kon+polje), Velipojė (veliko+polje), Zadrimė (za+Drin), Zagori (za+gor); nga turqishtja: tepsi, pazar, cohė, bahēe, oxhak, sobė, jastėk, ilaē etj.
Ėshtė e vėrtetė qė shqipja ka pėsuar ndikime nga gjuhėt e huaja, sidomos nė leksik, po ėshtė po kaq e vėrtetė qė ajo ka shfaqur aftėsi pėr t'i asimiluar dhe ndryshuar sipas modelit tė vet huazimet, duke treguar forcėn dhe gjallėrinė e saj. Kėshtu fjalėt e greqishtes sė vjetėr drapanon, kerasia, spileon nė shqip dalin drapėr, qershi, shpellė,- nė latinisht arvum, vicinium, impertorem nė shqip arė, fqinj, mbret,- nė sllavisht glob, opanak, ravnica nė shqip gjobė, opingė, rrafshė.
Gjithsesi gjatė periudhės qė vendi ynė, kultura jonė, gjuha jonė ishin nėn influencėn e kulturės e tė gjuhės latine, greko-bizantine, sllave e turke, gjuha shqipe ka ruajtur origjinalitetin e saj si gjuhė indoevropiane me strukturė fonetike, gramatikore e leksikore tė veēantė.

Nė historinė e Shqipėrisė dhe tė Shqiptarėve Rilindaj shqiptare (XIX-XX) zė njė vend tė veēantė. Gjatė kėsaj periudhe, problemet e gjuhės u bėnė pjesė pėrbėrėse e programit tė Rilindjes shqiptare, e cila, me alfabetin e Shoqėrisė sė Stambollit (1878) hodhi bazat pėr zgjidhjen e problemit tė alfabetit tė gjuhės shqipe, i cili pėrfundimisht u zgjidh nė Kongresin e Manastirit mė 1908. Nė bazė tė alfabetit tė gjuhės shqipe ėshtė alfabeti latin.

Dokumentet e para tė shkruara tė shqipes i pėrkasin shekullit XIV. Libri i parė i shkruar ėshtė "Meshari" i Gjon Buzukut qė i pėrket gjysmės sė dytė tė shek. XVI (1555). Ka mundėsi qė tradita e shkrimit tė shqipes tė ketė qenė mė e vjetėr. Shqipja ėshtė shkruar nė dy dialekte kryesore, nė gegėrisht dhe nė toskėrisht. Vepra e parė toskėrisht ėshtė "E mbėsuame e krishterė", shkuar nga Lukė Matrėnga dhe botuar nė Romė mė 1592. Shqipja ka vazhduar tė shkruhet nė dy dialekte deri mė 1972, kur toskėrishtja letrare u shpall gjuhė letrare kombėtare ose gjuhė letrare e njėsuar.

Mė tepėr rreth Gjuhės Shqipe...

Notice: Microsoft has no responsibility for the content featured in this group. Click here for more info.
  Try MSN Internet Software for FREE!
    MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail  |  Search
Feedback  |  Help  
  ©2005 Microsoft Corporation. All rights reserved.  Legal  Advertise  MSN Privacy