MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail
Sign in to Windows Live ID Web Search:   
go to MSNGroups 
Groups Home  |  My Groups  |  Help  
 
?
Important Announcement Important Announcement
The MSN Groups service will close in February 2009. You can move your group to Multiply, MSN’s partner for online groups. Learn More
Albanian CityAlbanianCity@www.msnusers.com 
  
What's New
  Join Now
  Welcome  
  AC Forum  
  About AC  
  Albanian  
  Presidenti  
  
  Vlerėsime  
  
  Vlerėsime..  
  
  Vlerėsime...  
  
  Vlerėsime....  
  
  Rugova...  
  Member  
  AC GuestBook  
  Gjuha Shqipe  
  Documents  
  Pictures  
  Humor  
  Quotes  
  AC Sports  
  Editorials  
  Articles  
  AC Features  
  Find Singles  
  Email Settings  
  
  
  Tools  
 

 

Presidenti Rugova ka thene...

A eshte politika e LDK-se e orientuar nga pacifizmi?

Presidenti Rugova: Fjala eshte per nje rezistence politike, jo pasive, pra jo-gandiste. Per me teper, ne duam te mbesim afer idese Europiane te demokracise, qofte edhe nese kerkojme zgjidhjen e problemit pa perdorimin e forces.

Cila per ju eshte politika e mire?

Presidenti Rugova: Afirmimi i levizjes sone ne rrafsh ndekombetar; me orjentimet dhe insitucionet e saj demokratike, ajo eshte levizje qe e di se cka do ne planin politik.

Cili eshte qendrimi juaj kundruall Historise?

Presidenti Rugova: Si intelektual duhet te mbeshtetem ne Histori, dhe ta krijoj konceptin tim personal - jo zyrtar. Une e njoh Historine dhe e shoh se cka kane humbur dhe cka kane fituar Shqiptaret nga lufta; meqe jam ne politike duhet te nxjerr mesime nga Historia. Nese Historia perseritet gjithmone, atehere dueht nxjerr dobi nga kjo perseritje. Te perfitohet nga Historia qe ajo mos te perseritet me.

Nese situata normalizohet, cilat jane sfidat me te cilat do te duhej te ballafaqohej shoqeria e Kosoves?

Presidenti Rugova: Se pari ceshjta e punesimit, mbekembja e ekonomise, qe lidhet me kthimin e nje numri te caktuar te Shqiptareve, qe jane ne ekzil - dhe te cilet e njohin perparimin teknologjik dhe flasin gjuhe te huaja. Dy vjetet e fundit shume te rinj qe kane emigruar kane hyre neper Univerzitete te vendeve ku jetojne; kjo eshte nje gje e re ne diasporen Shqiptare, eshte nje investim i mire per ardhmerine. Ne disa fusha te specializuara, do te na nevojiten edhe ndihma nga jashte. Dhe do te kemi gjithashtu nevoje pr solidaritet financiar te diaspores gjate disa viteve.

KOSOVA E PAVARUR DHE NEUTRALE E HAPUR NDAJ SHQIPĖRISĖ DHE SERBISĖ. Kosova e pavarur ėshtė realitet. Nga ana jonė tash presim edhe njohjen formale, pra njohjen zyrtare. Unė insistoj qė kjo tė ndodhė sa mė shpejt, sepse do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės.

Ne jemi te orjentuar per te rezistuar, per t'i permbajtur njerezit tane. E kemi te qarte se nuk eshte fjala per disa dite, por per disa vjet, me siguri, dhe se, ne nje situate kur cdo individ mund te shperthente dhe te hidhej ne dhune, duheshin hapur vijat e gjera rreth te cilave do te artikulohej kerkesa Shqiptare.

Se duhej, pra, te ecnim perpara, te punonim, te hapnim udhe. Te punojme. Nuk mjaftojne fjalimet. Tjeter gje eshte puna konkrete, veprimi politik. Politika eshte nje lufte pa arme, politika e keqe perfundon me arme.

Praktika kunder dhunes ne kete situate i pergjigjet ne njefare menyre karakterit tone, nje tradite te durimit dhe te qendrimit kundruall gjithe dominimeve. Qe ne "Kanunin e Leke Dukagjinit," Princit Shqiptar te shekullit XV, kerkohej te ruheshin keto vyrtyte. Me anen e kesaj rezistence aktive te bazuar mbi jo-dhunen dhe solidaritetin, ne "jemi gjetur." Sot ia kemi dal te prekim kete pike te shpirtit te popullit Shqiptar.

Me kalimin e kohes kam kuptuar thellesine, zemren e Kosoves, qe ka durimin, zhdervjelltesine, mungesen e percmimit, dhe tolerances mbi te gjitha.

Duhet vepruar ne terren, gjate gjithe kohes. Kjo eshte forca e Lidhjes. Jemi te pranishem neper fshatra, ne lagje te qyteteve. Kjo eshte shume e rendesishme. Ndryshe policia, ose edhe ushtria, do te benin tmerre edhe me te medha. Sepse ata perpiqen t'i ri-aktivizojne metodat e mes dy lufterave: shkojne neper fshatra me ekspedita, nje Shqiptar ka shkrepur nje plumb, dhe masakrojne tere fshatin. Kete lloj nuk e kemi pranuar.

Kompromis pėr ne ėshtė pavarėsia. Kėtė e kam thėnė njė mijė herė dhe kjo do tė jetė sepse siē e dini ne nuk kemi kėrkuar bashkim me Shqipėrinė, pasi qė jemi tė vetėdijshėm qė njė zgjidhje e tillė do tė hapte probleme tė tjera. Mirėpo shteti i pavarur dhe sovran ėshtė vullnet i popullit tė Kosovės dhe ėshtė zgjidhje e pranueshme pėr tė gjithė shqiptarėt, kudo qė jetojnė si dhe kjo do tė ishte zgjidhja mė e mirė edhe pėr fqinjėt tanė, por edhe pėr Serbinė, e cila fatkeqėsisht ende po refuzon ta kuptoj realitetin e ri qė ėshtė krijuar nė Kosovė pas intervenimit tė NATO s (9 Qershor, 2005).

Me shtimin e represionit serb, ne kemi zbuluar nė vete burime tė tjera durimi, organizimi, qė me Lidhjen tonė po provojmė t'i vėmė nė veprim. Paradoksalisht, kujtoj se kemi arritur atė qė nuk e kishim arritur gjatė kohė: njė liri tė brendshme. Po e paguajmė shumė shtrenjtė dhe ėshtė e pasigurt.

Unė dua tė mbaj pak mė shumė shpresė dhe ta shtyj ēėshtjen, nė mėnyrė qė Shqiptarėt tė rezistojnė, me kėtė rrugė tė jodhunės qė kemi zgjedhur hėpėrhė, qoftė edhe nėse duhet qė njė ditė politika jonė tė bėhet pak mė agresive ndoshta.

Unė kam kėrkuar shpesh nė fillim tė kėtij viti, deri nė ditėt e sotme, mbrojtjen ndėrkombėtare pėr disa vjet, me qėllim qė tė qetėsohet situata dhe tė mėkėmben institucionet demokratike.
Pastaj, do tė mund tė flitnim pėr statusin e Kosovės. Mendoj se solucioni mė i mirė transitor, apo provizor, pėr tė penguar konfliktin apo konfrontimin, ėshtė kjo formė e protektoratit ndėrkombėtar, ajo qė Amerikanėt e quajnė trusteeship system.Nė planin e paqes qė ua propozova Kombeve tė Bashkuara, kėrkova dėrgimin e trupave tė OKB-sė apo tė NATO-s, masa pėr tė kontrolluar forcat ushtarake; njėkohėsisht tė njėjtat propozime ia pėrcolla edhe Konferencės sė Gjenevės.
 
Programi i LDK-sė ėshtė program i popullit tė Kosovės, ėshtė Program juaj, sepse shpreh pėrpjekjet dhe dėshirat tuaja pėr jetėn tuaj, pėr Kosovėn. Ky Program ėshtė program i vizionit, ėshtė program operativ, praktik pėr ndėrtimin e shtetit dhe tė shoqėrisė kosovare. Themelet e shoqėrisė dhe tė shtetit tė Kosovės janė vendosur me Deklaratėn e Pavarėsisė, Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės (1990), me Referendumin pėr Pavarėsi (1991), me zgjedhjet presidenciale e parlamentare mė 1992 dhe mė 1998 si dhe janė mbrojtur me rezistencėn e popullit tė Kosovės, tė mbrojtur nga SHBA, NATO, BE dhe bashkėsia ndėrkombėtare.
 
Qytetarė tė dashur, pėrkundėr obligimeve tė pėrditshme, ēdo ditė ne tė gjithė duhet tė zgjohemi me njė mendim tė bukur "Ēfarė tė mire mund tė bėjmė sot pėr Kosovėn?"

Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj.

Tė kemi durim e tė dėgjojmė mė tė fortin.

Jeta ėshtė gjithmonė me detyra, me sfida. Unė fjalėn sfidė fort s’e preferoj...

E ardhmja nuk ėshtė mė ėndėrr...

Pavarėsinė e Kosovės mund ta garantojnė vetėm se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Pengesat ekzistojne per ti tejkaluar.
 
PYETJE: A keni ndonje taktike te vecante kur gjendeni kundruall radikaleve Shqiptare, e cilet se paku me fjale jane me agresive?

RUGOVA:
Ata na kritikojne para se gjithash verbalisht, ata u kane mbetur besnike idolatrive te vjetra dhe bertasin: "Ne kemi qene gjithmone nje popull luftarak, cka presim?" Ose: "C'beri populli Shqiptar me kete levizje?..." Ne te vertete, ata i shohin rrezulltatet, se dicka po funksionon. Per me teper, ata konkretisht nuk mund te bejne asgje ne Kosove.

Me kete radikale nuk polemizoj. Por shpesh tallem; nuk e di nese eshte fjala per humor, sidoqofte, shpesh u them: "Nese eshte dikush me i forte - ndonje levizje, ndonje parti etj. - ne skenen politike, delni, dukuni! Dhe na shpetoni! Na clironi!


PYETJE: A mund te punoni pa teleshe me ish komunistet?

RUGOVA: Pikerisht ata na kritikojn: pse e bejme ne kete politike paqesore? Pse nuk e nisim luften? Drejt cfare sistemi po shkojme? Ata harrojne se e kane shitur Kosoven dite per dite dhe me vite te tera...

PYETJE: Merrni masa kunder kesaj?

RUGOVA: I le. Nuk kam kohe te merrem me ta. Kam tjeter filozofi. Nuk eshte fjala per tolerance. Nuk eshte fjala as i kujdesshem as i sjellshem, por kryej punen time. Ne kemi filozofi politike e cila kerkon te merremi parasegjithash me te tashmen.Nuk kemi kohe, ne te tjeret, te kllapurisim per sistemin ne kohen kur nuk kemi sistem, kur jemi te perjashtuar nga te gjitha sistemet!

Ibrahim Rugova. "Ceshtja e Kosoves."
 
                                                                
 
 
Notice: Microsoft has no responsibility for the content featured in this group. Click here for more info.
  Try MSN Internet Software for FREE!
    MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail  |  Search
Feedback  |  Help  
  ©2005 Microsoft Corporation. All rights reserved.  Legal  Advertise  MSN Privacy