|
|
Vlerėsime pėr figurėn e Presidentit Rugova Ish-Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton Kam pasur nder ta mbėshtesė luftėn e tij dhe tė popullit tė Kosovės pėr paqe dhe liri. E kam dashur dhe e kam admiruar shumė. Rezistenca e tij e padhunshme ndaj shtypjes sė Millosheviqit e inspiroi botėn. Bashke me Hilary-in e kemi ne mendje dhe lutemi per familjen e tij dhe per Kosove. Kryeminstri i Britanisė sė Madhe, Toni Bler Presidenti Rugova ishte njė forcė e rėndėsishme nė jetėn e Kosovės, pėr shumė vjet. Popullariteti i tij nė mesin e popullit tė Kosovės dėshmon pėr mbėshtetje tė gjerė pėr pėrpjekjet e tij joviolente pėr tė ardhmen e Kosovės. Jam shumė i lumtur qė kam pasur rastin tė takohem me tė. Shpreh keqardhje tė thellė qė vdekja e tij ndodhi nė kohėn kur sapo ka filluar procesi pėr statusin final tė Kosovės. Puna e palodhshme e presidentit Rugova dhe vendosmėria e tij ka ndihmuar qė kjo tė ndodh. Presidenti i SHBA-ve, George W. Bush Presidenti Rugova pėr shumė vite udhėhoqi fushatėn pėr paqe dhe demokraci nė Kosovė dhe fitoi respektin e botės pėr qėndrimin e tij parimor kundėr dhunės. Shtetet e Bashkuara kanė humbur njė mik tė vėrtetė. Gjatė viteve tė konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zėri i arsyes dhe maturisė qė i ndihmoi popullit tė Kosovės pėr tė vėnė bazat pėr njė tė ardhme paqėsore. Humbja e kėtij zėri, nė kėtė kohė vendimtare, ėshtė posaēėrisht tragjike pėr Kosovėn. Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr politikėn e jashtme dhe siguri, Havier Solana Kosova ka humbur liderin historik i cili tėrė jetėn ia kushtoi mbrojtjes sė drejtave tė qytetarėve tė Kosovės. Presidenti Rugova ishte njeri i paqes, i vendosur para kėrcėnimeve dhe i pėrkushtuar nė idealin e tij tė joviolencės. Urtėsia dhe autoriteti i tij, do ta mungon neve tė gjithėve. Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice Uashingtoni ka humbur "njė mik tė madh" kurse Kosova "njė udhėheqės tė madh. Presidenti Rugova e udhėhoqi popullin e tij nė kohė sprovash dhe fitoi respektin e botės pėr mbrojtje e demokracisė dhe paqes.
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan Z. Rugova ka treguar durim dhe sinqeritet nė realizimin e vizionit tė tij pėr Kosovėn paqėsore, demokratike dhe multietnike. Aftėsitė e tij politike, qėndrueshmėria dhe modestia e tij pėr realizimin e kėtij qėllimi do tė mungojnė shumė nė kėtė kohė kur Kosova ka pėrpara sfidat, me tė cilat do tė pėrballet Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jjap de Hoop Scheffer Presidenti Rugova do tė kujtohet si njeri i bindur me idenė pėr njė Kosovė demokratike, paqėsore dhe multietnike. Deri nė fund tė jetės sė tij, Ibrahim Rugova ka luajtur rol kyē nė ndihmė Kosovės pėr paqe dhe stabilitet.
Sekretarit i jashtėm Britanik, Jack Straw Presidenti Rugova ishte njė ndėr figurat mė popullore tė Kosovės qė ka kontribuar nė vetėdijsimin ndėrkombėtar pėr shqetėsimet e popullit tė Kosovės. Kėtė e ai e ka bėrė gjithnjė mė mjete paqėsore. Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright Mbajmė zi pėr ndėrrimin e jetės sė Presidentit Rugova dhe e kujtojmė trashėgiminė e tij. E ka prekur jetėn e gjithė neve... Isha e nderuar qė e ka njohur atė. Presidenti i Francės, Zhak Shirak Humbja e Presidentit Rugova ėshtė mė shumė se njė tragjedi. Sot, Franca e cila mbėshteti Kosovėn nė vitet 90, shprehė dhembjen dhe ngushėllimet mė tė thella. Vlerėsoj lartė rolin historik dhe guximin politik qė motivonte zotin Rugova nė mbrojtjen e tė drejtave demokratike tė popullit tė Kosovės si dhe nė punėn e tij nė rivendosjen e paqės dhe pajtimit nė rajon. Kancelari i Austrisė, Volfgang Schuessel Ibrahim Rugova i dha trajtė politikės nė Evropėn Juglindore me personalitetin e tij tė fuqishėm. Ai promovoi zgjidhje paqėsore pėr konfliktin nė Kosovė dhe punoi pėr tė ardhmen e Kosovės pa menduar as pėr shėndetin e vet. Kancelarja e Gjermanisė, Angela Merkel Pozicionimi i Rugovės nė anėn e rrugės sė padhunshme dhe demokracisė ka qenė porosia dhe amaneti pėr tė gjthė ata, qė mbajnė pėrgjegjėsi politike nė Kosovė. Ministri Gjerman i Punėve tė Jashtme, Frank Valter Shtajnmajer Endėrra e jetės sė tij ka qenė pavarėsia e Kosovės, pėr tė cilėn ėshtė pėrpjekur nė mėnyrė tė palodhshme, si edhe integrimi i saj nė familjen evropiane. Ministri i Jashtėm dhe ZevendesKryeministri i Italisė, Gianfranco Fini Nga Presidenti kosovar Ibrahim Rugova do ta ruajmė gjithmonė kujtimin e personalitetit tė tij dhe tė mesazhit tė tij tė paqes, pėr konstruktimin e njė Kosove demokratike dhe multietnike, tė projektuar drejt njė ardhmėrie europiane. Ministrja e Jashtme e Austrisė, Ursula Plashnik Gjatė karrierės sė tij tė jashtėzakonshme politike, Kryetari Rugova ka punuar pėt tė mirėn e vendit duke pėrcjell parimet e joviolencės. Ministrja e Punėve tė Jashtme tė Suedisė, Lejla Freivads Rugova ishte njė emėr pėrmbledhės i kėrkesave tė shqiptarėve tė Kosovės dhe kishte rol vendimtar nė negociatat pėr statusin final tė Kosovės. Kryetari i ndjerė Ibrahim Rugova kėtu vlerėsohet si Gandi i Kosovės dhe si njeri i paqės angazhohej qė me mjete politike tė zgjidhej ēėshtja e Kosovės. Rugova ishte njė emėr i madh me pėrmasa ndėkombėtare, moto e tė cilit ishte liria dhe pavarėsia e Kosovės me mjete paqėsore dhe me demokraci. Ministria Punėve tė Jashtme te Turqise Presidenti Rugova ishte nje lider qė ia kushtoi jetėn Kosovės, ishte arkitekti dhe simboli i zhvillimeve pozitive nė historinė e afėrt tė Kosovės. Riēard Holbruk, ish-Ambasadori Amerikan nė Kombet e Bashkuara Kur e kam takuar Ibrahim Rugovėn pėr herė tė parė, ai dukej si njė zė i vetmuar, nė betejė tė vetmuar, duke bartur njė shall qė thoshte se do ta varte, vetėm kur ta sheh vendin e lirė. E shikoja duke ndjekur ėndrrėn e popullit tė vet nėn kushte tė jashtėzakonshme me urtėsi dhe kėmbėngulėsi, dhe u bėra admirues dhe shok i tij. Ēfarė kėnaqėsie ishte ta shoh mė nė fund nė Prishtinė pa shallin e tij! Mbaj zi pėr ndėrrimin e jetės, sė bashku me tėrė popullin e Kosovės. Derisa Kosova e fitoi lirinė nėn udhėheqėsinė e tij, tani pėrjetoi njė humbje tė tmerrshme nė njė pike kritike, kur shumė punė mbeten pėr tu bėrė. Presidenti Ibrahim Rugova ishte njė udhėheqės i jashtėzakonshėm. Populli i Kosovės ishte me fat qė u drejtua nga njė njeri i tillė dhe tani duhet tė punojė pėr tė realizuar ėndrrėn e Presidentit Rugova pėr pavarėsi. Kosova ndoshta nuk do te ekzistonte sot pa vizionin dhe kembenguljen e tij. Ai ishte njė njeri i madh dhe populli i Kosovės ishte me fat qė e kishte atė si udhėheqės. Bob Dole Dr. Rugova ishte njė njeri i madh dhe heroik qė personifikonte shpresat dhe aspiratat fisnike tė popullit tė Kosovės pėr njė shtetet sovran, tė pavarur dhe tė njohur nga komuniteti ndėrkombėtar. Ka qene privilegj per mua te punoja ne aspektin profesional me Dr. Rugoven, dhe ta konsideroja ate nje nga miqte e mi me te ngushte rreth dy dekadave qe kur u njoha me te. Pėrpjekja e madhe e Presidentit Rugova pėr lirinė, demokracinė dhe pavarėsinė e Kosovės ka tė njejtat pėrmasa me fushatat e ngjashme paqėsore dhe historike tė Mahatma Gandidit, Nelson Mandelės dhe Martin Luther Kingut. Ashtu sikur ish Presidenti Amerikan, Abraham Lincoln, presidenti Rugova tashme eshte bere "Njeriu i Epokave." Eliot Engel, Kogresmen Demokrat i New York-ut Miku im I ngushte, Doktor Rugova, ia kushtoi gjithė jetėn luftės pėr pavarėsinė e Kosovės dhe ėshtė pėr tė ardhur keq qė tani ai nuk jeton mė pėr ta parė realizimin e saj. Tė gjithė mund tė mėsojmė prej tij dhe tė pėrdorim shembullin e tij duke luftuar pėr pavarėsinė e Kosovės. Kai Eide Pėrjetova dhembje tė thellė me tė dėgjuar tė lajmin pėr vdekjen e tij. Natyrisht, e kemi ditur se ka qenė seriozisht i sėmurė, megjithatė ishte shokuese. E kam njohur si njė person i cili ka qenė gjithmonė i hapur pėr bisedime, gjithmonė ishte i afėrt. Edhe pse ai nganjėherė mund tė dukej si i tėrhequr, ishte i ngrohtė dhe ishte lider i fuqishėm. Ishte udhėheqės i fuqishėm edhe nė momentet kur njerėzit kanė dyshuar nė tė, prandaj edhe do tė jetė shumė vėshtirė qė tė pėrcillen hapat e tij. Gjithmonė i kam vlerėsuar lart bisedat tona tė hapura dhe pasi qė kam pasur rastin ta takoj aq shumė herė, e kam parė mė shumė se njė mik. Njė lider i respektuar gjithandej ka vdekur, njė person i respektuar jo vetėm nė Europė, por edhe nė SHBA. Njė person qė, pėr neve qė e njihnim, ndjenim privilegj kur e takonim. Ai ishte nje figurė babai, sepse me tė vėrtetė ishte njė i tillė-baba. Ishte lider i dimensioneve tė mėdha dhe e vėrteta e hidhur ėshtė se njė gjigant ndėrroi jetė. Njė gjigant politik dhe prijės i njerėzve tė tij.
|
|