MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail
Sign in to Windows Live ID Web Search:   
go to MSNGroups 
Groups Home  |  My Groups  |  Help  
 
?
Important Announcement Important Announcement
The MSN Groups service will close in February 2009. You can move your group to Multiply, MSN’s partner for online groups. Learn More
Albanian CityAlbanianCity@www.msnusers.com 
  
What's New
  Join Now
  Welcome  
  AC Forum  
  About AC  
  Albanian  
  Presidenti  
  
  Vlerėsime  
  
  Vlerėsime..  
  
  Vlerėsime...  
  
  Vlerėsime....  
  
  Rugova...  
  Member  
  AC GuestBook  
  Gjuha Shqipe  
  Documents  
  Pictures  
  Humor  
  Quotes  
  AC Sports  
  Editorials  
  Articles  
  AC Features  
  Find Singles  
  Email Settings  
  
  
  Tools  
 

 

Vlerėsime pėr figurėn e Presidentit Rugova

Papa Benedikti IV
Presidenti Rugova tregoj cilėsi tė larta qytetare, qė e frymėzuan jetėn e tij, si edhe shėrbimin bujar qė u bėri ai bashkėqytetarėve tė tij.
 
Patriarku i Venedikut - Kardinali Angelo Scola
Nė Ibrahim Rugovėn ka parė njė njeri tė madh, ēfarė rrallė lindin nė kėtė botė. Herėn e fundit kur e takova m'i ka dhuruar dy gurė tė ēmueshėm tė Kosovės, duke m'u lutur t'i mbaj nė dorė dhe tė lutem pėr tė dhe pėr ardhmėrinė e sigurtė dhe tė lirė tė popullit tė tij. E kam njohur qė nga viti 1985 dhe jam dėshmitar i vlerave shumė tė larta intelektuale dhe politike tė tij, gjithmonė nė shėrbim tė paqes dhe tė dashurisė njerėzore. Mė ka mahnitur zotėsia e tij intelektuale dhe ėmbėlsia e tij shpirtėrore. Ishte njė takim shumė i pėrmallshėm dhe mė kanė shpėtuar edhe lotėt. Pėr ofensivė katolike nė Kosovė nuk mund tė flasim, por kemi shumė dėshmi tė gjalla pėr njė tolerancė tė jashtėzakonshme ndėrfetare, nė mes myslimanėve dhe katolikėve, qė duhet tė shėrbejė si shembull civilizimi nė mbarė botėn".
 
Ipeshkvi i Ternit, ish drejtues i Bashkėsisė Shėn Exhidio, Imzot Vinēenco Pala, mik i Presidentit Rugova
Presidenti i Republikės sė Kosovės Ibrahim Rugova ishte njė mik i madh i tė gjithė atyre qė punonin pėr paqe e dashuri midis popujve dhe njerėzve.
 
Bernard Kouchner
Vdekja e Ibrahim Rugovės, kryetar pa pallat e pa komb, luftėtar idesh, luftėra i paqes, njė burrė kėmbėngulės dhe i vetmuar qė e dėrgoi popullin e vet drejt njė tė ardhmeje qė nuk do tė jete veēse e mirė, na pėrkujton angazhimin tonė dhe premtimet tona. Pa tė, pa kėmbėnguljen e tij, pa rezistencėn e refuzimit tė tij, nuk do tė kishte sot as Kosovė as shpresė sė lirisė pėr tė. Ai ishte njė erudit, mė me dėshirė autokrat, i paparashikueshėm dhe fleksibėl njėkohėsisht, njeri i dialogut, luftėtar kėmbėngulės, shumė popullor, gjithnjė i sjellshėm, aq sa druajtja e tij, kultura e tij e thellė dhe maturia e bėnin ndonjėherė krenar. Afėr tij kaloi Historia.
 
Shefi i Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Filip Goldberg
Presidenti Rugova ishte symbol i Kosovės nė gjithė botėn, ishte edhe simbol nė Kosovė, mund ta shohėsh kėtė nga grupet e shumta tė njerėzve qė kalojnė para trupit tė tij, nė ndėrtesėn e Parlamentit. Ata po e bėjnė kėtė me dinjitet dhe respekt shumė tė madh dhe dashuri shumė tė madhe. Ėshtė njė pjesėmarrje e jashtėzakonshme. Mendoj se Kosova pa presidentin Rugova ėshtė njė Kosovė e ndryshme, politikisht dhe nė ēdo mėnyrė tjetėr, por njerėzit kėtu do ta respektojnė shumė trashėgiminė e tij dhe do tė shkojnė pėrpara me idetė qė u la ai. Mendoj se kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.
 
Gjenerali Amerikan, Jerry Beck, ish-komandant i trupave Amerikane nė Kosovė
Unė vėrtet e ndiej se ka qenė njė mik i madh i tė gjithė ushtarėve tė Shteteve tė Bashkuara, qė punojnė nė Kosovė. Qesh emocionuar kur e pashė edhe njė herė kėtu nė Shtetet e Bashkuara pasi kisha lėnė Kosovėn gati dy vjet mė parė. Shpresoja tė kem rastin ta takoja edhe njė herė. Kam kujtime shumė tė kėndshme nga takimet e mia me Presidentin Rugova.
 
Komandanti i KFOR it, Gjenerali Giuseppe Valotto
Cilėsitė e mėdha morale dhe njerėzore, te personalitetit tė Z. Rugova, do tė vazhdojnė tė udhėheqin rrugėn e popullit tė Kosovės pėr njė tė ardhme paqėsore dhe jo tė dhunshme tė rajonit. Kam vlerėsuar tepėr tė dobishme sygjerimet dhe kėshillat qė i kam marrė nga njė udhėheqės aq i menēur, dhe gjithashtu edhe Presidenti Rugova ka qenė gjithmonė i hapur ndaj kėshillave tė mia dhe ka ēmuar tejet lartė rolin dhe mbėshtetjen e KFOR it pėr gjithė popullin e Kosovės.
 
Kryeministri, Sali Berisha  
Presidenti Rugova ishte prijes dhe legjende qytetare, misionar tė madh tė paqes, pavarėsisė sė Kosovės, mik i madh, i  ēmuar tė perėndimit nė Ballkan. Ai ishte meshirues i aspiratave, shpresave, idealeve mė fisnike tė qytetarėve tė Kosovės, tė cilat i mbrojti me njė pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, me njė qendresė epike, me sukses tė madh. 
 
Presidenti i Shqiperise, Alfred Mojsiu
Humbja e Presidentit Rugova ėshtė njė humbje e madhe dhe e rėndė, jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr cilindo qė flet shqip dhe aq mė tepėr nė njė moment kaq delikat, kur Kosova po hyn nė fazėn e negociatave pėr tė fituar Pavarėsinė e saj. Presidenti Rugova prej mėse 20 vjetėsh ka luftuar, ėshtė pėrpjekur dhe ka bėrė ēmos qė problemi i Kosovės tė dalė nė rend ndėrkombėtar. Ai ndoqi njė rrugė paqėsore, tė gjatė dhe shumė tė vėshtirė. Gjithė populli shqiptar, gjithė shqiptarėt ndjekin me dhimbje tė dyfishtė dhe humbjen e Presidentit, e njeriut simbol pėr Kosovėn, e njeriut flamur pėr Kosovėn, e njeriut, i cili shkriu jetėn, por fatkeqėsisht nuk e arriti deri nė Kujtimi i tij do mbetet i paharruar.
 
Presidenti i Bankės Botėrore, Pol Volfovic
Rugova ishte njė luftėtar tė madh pėr tė drejtat e popullit tė Kosovės. Rugova ka lėnė pas vete njė trashėgimi impresive tė veprimit tė pėrkushtuar pėr paqe dhe pėr realizimin e tė drejtave tė popullit tė Kosovės. E kujtoj atė si njė luftėtar tė madh pėr tė drejtat e popullit tė tij dhe si njė njeri modern dhe tė arsyeshėm.
 
Presidenti i Kroacise, Stjepan Mesic
Kosova humbi nje udheheqes paqesor. Rugova nuk do te kujtohet vetem si nje politikan rajonal, por si nje nga figurat kryesore ne ngjarjet qe ndodhen ne ish Jugosllavi, ne vitet qe percollen shkaterrimin e saj.
 
Kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Baroso
Rugova ishte lider jashtėzakonisht I respektuar. Komisioni Evropian e vlerėson lartė punėn e presidentit Rugova si dhe angazhimet e tija pėr zgjidhje paqėsore tė problemit nė Kosovė, ndėrsa liderėt e vendit inkurajohen qė tė vazhdojnė punėn nė kėtė fryme.
 
Kryetari i Partive Popullore tė Evropės, Wilfried Martens
Kam pasur privilegj dhe kėnaqėsi ta takoj Presidentin Rugova nė raste tė ndryshme. Ai ishte baba i pėrkushtuar dhe frymėzues pėr lirinė e Kosovės.
 
Otto von Habsburg, kryetar Nderi i Unionit Paneuropian
Zoti e shpėrbleftė nė pėrjetėsi Gandin e Evropės pėr pėrpjekjet e tij tė palodhshme nė shėrbim tė popullit tė vet, si mbrojtės heroik i tė drejtave tė njeriut, sundimit tė ligjit dhe vetėvendosjes sė popujve - synime bujare tė jetės sė tij nė tokė.
 
Lideri i opozitės italiane e kandidat pėr kryeministėr nė zgjedhjet e sivjeme, Romano Prodi (ish kryetar i Komisionit tė BE sė)
Presidentin Rugova ishte njeri i madh qė gjithmonė ka ėndėrruar Europėn. Tash na mungon njė figurė qė nė kėto vite gjithnjė ėshtė interpretuar me aspiratat e lirisė sė popullit tė tij, me njė perspektivė tė bashkėjetesės paqėsore tė njerėzve tė Ballkanit. Nė Tė kurrė nuk ėshtė zbehur shikimi kah Europa, duke pėrceptuar nė familjen e kombeve europiane cakun e lirisė, tė paqes dhe tė demokracisė.
 
Bob Hand, Kėshilltar nė Komisionin Helsinki tė Kongresit Amerikan
Nuk mendoj se ėshtė e qartė se ndonjė prej politikanėve tė Kosovės, pavarėsisht se sa tė talentuar mund tė jenė ata, tė jetė nė gjendje tė arrijnė bashkimin qė arriti presidenti Ibrahim Rugova.
 
Kryesuesi i Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė, Ministri i jashtėm belg Karel De Guht
Vdekja e Kryetarit tė Kosovės, Dr Ibrahim Rugova mė goditi nė ndjenjėn e humbjes sė pafund dhe tė parakohshme tė njeriut qė erdhi pėr tė personifikuar kėrkesat pėr njė tė ardhme paqėsore dhe demokratike pėr Kosovėn e tij tė dashur.
 
Korrespondetja e Zėrit tė Amerikės, Judith Latham
Me ka mbetur nė mėnyrė tė pashlyeshme nė kujtesė ėshtė se unė i dhashė atij njė stilolaps me emblemėn e Zėrit tė Amerikės. Ai e shikoi atė duke u menduar dhe tha: “Ditėn qė do tė arrij tė nėnshkruaj deklaratėn e pavarėsisė pėr Kosovėn, do tė pėrdor kėtė stilolaps.
 
Notice: Microsoft has no responsibility for the content featured in this group. Click here for more info.
  Try MSN Internet Software for FREE!
    MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail  |  Search
Feedback  |  Help  
  ©2005 Microsoft Corporation. All rights reserved.  Legal  Advertise  MSN Privacy