|
|
Vlerėsime pėr figurėn e Presidentit Rugova Sabri Hamiti, deputet, mik e bashkėpunėtor shumėvjeēar i Presidentit Rugova Ai ishte njė nga figurat mė tė mėdha tė shekullit XX tė shqiptarėve. Kur them figura, them duke i lidhur kėto tre aspekte tė Ibrahim Rugovės njeriun, krijuesin dhe prijėsin politik. Pėrmasa e humbjes ėshtė e jashtėzakonshme. Ai ka qenė njė dhe i papėrsėritshėm. I tillė ka qenė pėr shkak tė vetvetes dhe pėr shkak tė rrethanave kėtu as qė do tė pėrsėritet vetvetja e tillė dhe as qė do tė pėrsėriten rrethanat. Ai ka qenė njė pasuri nacionale, do ta quaja unė, ndryshe njė monument kulture dhe historie shqiptare. Shkuarja e Rugovės ėshtė humbje e madhe pėr Kosovėn, absolutisht ėshtė e pamundur qė Kosova tė jetė njėlloj si me tė si pa tė. Pa marrė parasysh se ėshtė e vėrtetė qė ka krijuar trashėgimi politike dhe kulturore, por personi ka shkuar dhe nuk do tė jetė njėsoj Kosova pa Rugovėn nė mesin tonė, si me Rugovėn nė mesin tonė. Kolege nga Instituti Albanologjik i Prishtines Dr Rugova ishte njeri me cilesi te vecanta njerezore qe pak njerez i posedojne, dhe kete e deshmuan vleresimet e shumta te personaliteteve boterore, te cilet deklaruan se ishin krenare qe paten mik, Ibrahim Rugoven. Ai hyri burrerisht ne analet kombetare e nderkombetare, se si duhet te jete njeriu i cili vihet ne balle te detyrave te medha. Ne nuk kemi qene te vetedijshem, dhe nuk kemi ditur te cmojme sa duhet, e njeheresh s'kemi qene te vetedijshem me ke kemi pasur te bejme. Mirepo, vetem kur vdesin dhe mungojne njerezit verejme mungesen dhe vyrtytet e tyre te larta njerezore, kombetare dhe intelektuale. Mark Krasniqi Kosova ka humbur burrin mė tė madh tė Kosovės sė re, njeriun qė e shkroi historinė e Kosovės sė Pavarur. Kosova sot humbi njeriun mė tė madh tė kohės sė re, personalitetin i cili i ngjalli dhe i ndėrtoi shpresat e shqiptarėve tė Kosovės, pėr liri, demokraci e Pavarėsi. Dr.Ibrahim Rugova ėshtė autor i shkrimit dhe i bėrjes sė historisė sė lavdishme tė Kosovės nė kėto dy decenie tė fundit. Presidenti Ibrahim Rugova ishte burrėshtetasi i parė e mė imadhi i Kosovės i cili krijoi miqėsi tė pėrhershme me vendet demokratike tė Evropės e botės, e nė veēanti me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Dr.Ibrahim Rugova ėshtė lideri i parė i shqiptarėve u cili vuri themelet e shtetit tė Pavarur tė Kosovės. Ai ėshtė i pari Kryetar i Shtetit tė Kosovės, i Kosovės sė lirė e demokratike, i Kosovės sė Pavarur. Burrat e mėdhenj e shkruajnė vet historinė! Burrat e mėdhenj nuk vdesin kurrė! Presidenti Ibrahim Rugova, ishte njė burrė i madh i Pavarėsisė sė Kosovės! Kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi Presidenti Rugova ishte njė kolos i pavarėsisė sė Kosovės. Do tė hetohet zbrazėtia qė ėshtė mbetur pas tij. Ismail Kadare Do tė kujtohet pėr shumė gjėra Rugova, por do tė kujtohet nė radhė tė parė si presidenti i parė i Kosovės sė lirė. Ai qenė kolegu im edhe miku im. Kemi qenė miq edhe kur kemi pasur mendime tė njėjta edhe kemi mbetur miq edhe kur kemi pasur mendime tė kundėrta. Ai vazhdon dhe do tė vazhdojė tė jetė pėrsėri i dobishėm pėr Kosovėn dhe pėr tė gjithė kombin shqiptar. Mungesa e tij do tė ndihet aq shumė ta kthejė emrin e tij, veprėn dhe urtėsinė e tij, nė njė energji tė madhe prozitive pėr Kosovėn dhe tė gjithė Shqiptaret. Kryetar i BDI-se, Ali Ahmeti Atehere kur kosova kishte me se shumti nevoje per fjalen e Tij te urte, per qendrimin e Tij te qarte, per rolin e tij te rendesishem ne permbylljen e paralajmeruar te procesit te pavaresimit definitiv te Kosoves, Ai nuk do te jete me ne mesin tone. Lus te beheni te forte dhe dhimbjen ta ktheni ne perkushtim edhe me te vendosur ne percaktimin jetik te kryetarit te ndjere Rugova ; - gjithcka ne sherbim te pavaresise se Kosoves. Pandeli Majko Rugova mbetet njė nga ata misionarė, tė cilėt patėn guximin tė bėjnė aktin e madh tė fillimit tė atij procesi tė jashtėzakonshėm historik qė po merr formė dalėngadalė mes vėshtirėsive tė panumėrta nga tė cilat sot nė vdekjen e tij ne kemi tė drejtė ta kujtojmė kėtė misionar me respektin mė tė thellė. Populli i Kosovės i ka borxh Ibrahim Rugovės jo vetėm thjesht homazhet, por jam i bindur se i kanė borxh edhe amanetin e tij, pavarėsinė e Kosovės.Vdekja e zotit Rugova ėshtė njė nga ato vdekje, tė cilat datojnė momente historike tė rėndėsishme pikėrisht pėr shkak tė punės dhe kontributit tė njerėzve tė tillė si Rugova. Rugova padiskutim mbetet njė monument i tė kaluarės dhe tė ardhmes sė Kosovės. Esat Stavileci Kam ēmuar qėndrimin e tij prej njeriu, kam ēmuar nė mėnyrė tė veēantė guximin prej intelektuali, e kam ēmuar maturinė prej politikani. Ndoshta vetėm e ardhmja do tė dėshmojė se cili ishte dhe cila ishte figura e Ibrahim Rugovės. Luftetaret e Koshares, tė Brigadės 138 "Agim Ramadani" Kemi pasur bindjen e plotė qė me forcen, kurajon dhe qėndrimin burrėrorė tė Presidentit tonė tė dashur do tė jemi dėshmitarė tė vulosjes sė idealit tė tij tė nisur, trasuar me guxim, menēuri dhe me sfida nga mė tė ndryshmet, vulosjen bashkarisht tė Pavarėsisė sė Kosovės. Jemi krenar dhe pėrherė jemi krenuar edhe ne fushėbetejat e luftės, me Emrin e Presidentit Rugova, Politiken e tij, vizionin dhe filozofinė e tij, e cila na ka dhėnė moral dhe pėr ne ka qenė udhėrrėfim pėr suksese nė beteja. Qėndrimi burrėror i kėtij Burri tė Pavdekshėm e tė madh tė Kombit shqiptar, kėtij prijėsi tė madh, kėtij pinjolli tė derės sė madhe dhe bujare tė Rrustė Sadrisė, krahinės kryengritėse tė Rugovės, kėtij prijetari tė Kosovės, tė Arkitektit tė Pavarėsisė sė Kosovės, na obligon tė gjithė ne qė amanetin e tij ta jetėsojmė. Ashtu siē ditėm bashkarisht ta bėjmė luftėn do t'ia arrijmė edhe finalizimit tė punės maratonė dhe tė pėrjetshme tė Presidentit, njohjen e shtetit tė Pavarur tė Kosovės, tė ndėrtuar nė bazė tė parimeve dhe principeve tė filozofisė institucionaliste tė trasuar nga vet President Rugova, Luftėtari mė i Madh pėr ndėrtimin e Institucioneve tė Kosovės si shtet. Familja e Heroit, Sali Cekaj Kosova humbi strategun, vizionarin, prijesin shpirteror dhe historik - simbolin e pavaresise. Ne personalitetin e Tij ngertheheshin bujaria, intelektuali dhe vendosshmeria e nje burreshtetasi te kohes dhe te civilizimit Europian. Familja e Komandant Drinit Kosova humbi intelektualin dhe burreshtetasin me te shquar te saj, i cili do te rradhitet ne panteonin e personaliteteve me te shquara te historise se popullit Shqiptar. Presidenti Rugova per jete do te mbetet lideri historik, shpirteror e hyjnor i Shqiptareve. Familja dhe femijet e Komandant Drinit, kurre nuk do ta harrojne miresine dhe respektin e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, qe tregoi per familjen tone. Unioni i Inteligjencies Shqiptare nė Maqedoni Presidenti Rugova me atdhedashurinė, vizionin e tij prej njė lideri tė mirėfilltė politik, me strategjinė e tij paqėsore bėri qė nė momente mė tė rėndėsishme tė historisė, tė ndėrkomtarozojė ēėshtjen e Kosovės, qė edhe pas rrėnimit tė murit tė Berlinit dhe pas shumė ngjarjeve tė disfavorshme pėr ēėshtjen shqiptare nė Ballkan, bėri qė Kosova tė mos mbetet jashtė proceseve tė rendit tė ri botėrorė. Qytetare te Shkodres, gjate homazheve qe i benin Presidentit Humbja e Rugoves per mua eshte nje humbje Kombetare, per te gjitha trevat e Shqiperise. Ne humbem kreun e diplomacise Shqiptare. Rugova eshte nje nga figurat e medha historike te popullit Shqiptare. Sikur te ngjallej edhe nje here Rugova, e ta shiqonte se sa shume e ka dashur populli Shqiptar kudo qe eshte. Futbollisti i ekipit Olimpik tė Marsejit, Francė, si dhe pėrfaqėsuesit te Kombėtares sė Shqipėrisė, Lorik Cana Dr. Rugova ishte dhe do tė mbetet sinonim i pavarsisė sė Kosovės. Vdekja e tij ndodhi nė ēastin kur do tė realizohej pikėsynimi i tij i kahmotshėm dhe i gjithė popullit tė Kosovės, pėrjetėsimi formal i pavarsisė sė Kosovės. Besoj, qė ne tė gjithė do tė respektojmė dhe ndjekim rrugėn e trasuar nga z. Rugova, atė tė paqes, mirėkuptimit dhe unitetit ndėrmjet shqiptarėve, kudo qė tė jemi.
|
|