MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail
Sign in to Windows Live ID Web Search:   
go to MSNGroups 
Groups Home  |  My Groups  |  Help  
 
Albanian Cityalbaniancity@www.msnusers.com 
  
What's New
  Join Now
  Welcome  
  AC Forum  
  About AC  
  Albanian  
  Presidenti  
  
  Vlerėsime  
  
  Vlerėsime..  
  
  Vlerėsime...  
  
  Vlerėsime....  
  
  Rugova...  
  Member  
  AC GuestBook  
  Gjuha Shqipe  
  Documents  
  Pictures  
  Humor  
  Quotes  
  AC Sports  
  Editorials  
  Articles  
  AC Features  
  Find Singles  
  Email Settings  
  
  
  Tools  
 

 

Lavdi Jetes dhe Vepres se Presidentit Rugova!

Presidenti Ibrahim Rugova sot ndėrroi jetė

Prishtinė, 21 janar - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, prijėsi i Kosovės nė vitet e mėdha tė procesit pėr pavarėsi tė vendit tonė, ndėrroi jetė sot (e shtunė) nė orėn 11:38. Presidenti Rugova ndėrroi jetė nė shtėpinė e vet nė Prishtinė, duke pasur pėrreth familjen e tij, mjekun personal me stafin ndihmės nga vendi, si dhe mjekė Amerikanė.

Presidenti Rugova vuante nga kanceri nė mushkėri, me tė cilin ishte diagnostifikuar nė fund tė gushtit tė vitit 2005. Ai ndėrroi sot jetė nė fazėn terminale tė sėmundjes primare, pasi luftoi kėtė sėmundje gjithė kėta muaj me guxim tė pashoq dhe moral tė lartė.
 
 
Biografia e Presidentit Ibrahim Rugova
 
Ibrahim Rugova u lind mė 2 dhjetor 1944 nė fshatin Cerrcė, komuna e Istogut, nė Kosovė. Mė 10 Janar 1945, komunistėt jugosllavė ia pushkatojnė babain e tij, Ukė Rugova dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės.

Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e Mesėm nė Pejė mė 1967. Diplomoi nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit tė Filozofisė tė Universitetit tė Prishtinės mė 1971. Zoti Rugova qėndroi gjatė njė viti akademik (1976-77) nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqėndrim nė teorinė letrare.

Ibrahim Rugova mori doktoratėn nė letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1984.

Autor i dhjetė librave. Dr. Ibrahim Rugova ishte nė nismė redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota e re" dhe nė revistėn shkencore "Dituria" (1971-72), qė botoheshin nė Prishtinė. Pastaj pėr afro dy dekada, Dr. Rugova punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike", qė e nxirrte ky Institut.

Dr. Rugova ėshtė zgjedhur kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mė 1988, i cili u bė bėrthamė e fuqishme e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin komunist serb/jugosllav nė Kosovė.

Si intelektual me nam qė i jepte zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh mė 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), partisė sė parė politike nė Kosovė qė e sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi. LDK-ja u bė shpejt forca politike prijėse nė Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit, edhe pse nė ndėrkohė u shfaqėn nė skenė edhe parti e grupe tė tjera.

Nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės, LDK-ja, nė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare nė Kosovė dhe me Kuvendin e atėhershėm tė Kosovės, pėrmbylli kornizėn ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės.

Deklarata e Pavarėsisė (2 Korrik 1990), shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i kushtetutės sė saj (7 Shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės mbajtur nė fund tė Shtatorit tė vitit 1991, qenė prelud pėr zgjedhjet e para shumėpartiake pėr Kuvendin e Kosovės dhe zgjedhjet presidenciale nė Republikėn e Kosovės mė 24 Maj, 1992.

LDK-ja fitoi shumicėn dėrrmuese tė deputetėve nė Kuvend, nė tė cilin pėrfaqėsoheshin edhe tri parti tė tjera, ndėrsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės me shumicė dėrrmuese tė votės.
Mė 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe tė Shkencave tė Kosovės.

Dr. Ibrahim Rugova u ri-zgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės nė zgjedhjet e mbajtura nė Mars tė vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicėn e vendeve nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės nė atė vit.
 
Gjatė luftės sė Kosovės ai qėndroi nė Kosovė dhe paraburgoset sė bashku me familjen e tij nga Qeveria Serbe. Pas disa ditėsh presioni nderkombėtar, ai u lirua nga autoritetet Serbe. Nė fillim tė majit 1999 ai largohet pėr nė Itali prej nga kthehet nė Korrik, pas pėrfundimit tė luftės.

Pas luftės, nė zgjedhjet nderkombėtarisht tė sponsorizuara, nėn udhėheqjen e Rugovės, LDK-ja fitoi zgjedhjet lokale, nė Tetor tė vitit 2000, si dhe zgjedhjet e para nacionale nė vitin 2001, dhe zgjedhjet e dyta lokale mė 2002.

Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovės, me 4 Mars tė vitit 2002, nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė zhvilluara nė nėntor tė 2001. Nė kėtė funksion ai vazhdon ta potencojė miqėsinė dhe politikėn e bashkėpunimit me SHBA dhe vendet Evropiane, nga tė cilat vazhdimisht kėrkon pranimin formal tė pavarėsisė sė Kosovės. Nė vitin 2005 ri-zgjedhet President i vendit.

Mė 5 Shtator 2005 Ibrahim Rugova njofton opinionin se ishte i sėmurė nga kanceri nė mushkėri. Pėrderisa ai e dorėzoi postin e kryetarit tė LDK-sė, funksionin e Presidentit tė Kosovės ai e kryen deri nė ditėn e vdekjes mė 21 Janar, 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftės paqėsore tė shqiptarėve pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.

Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė:
1995 - Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė. 
1996 - u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Parisit VIII Sorbonė, Francė. 
1998 - iu nda Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
1999 - Ēmimi pėr paqe i qytetit Mynster (Münster), Gjermani.

1999 - u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias.
2000 - mori Ēmimin pėr paqe tė Unionit Demokratik tė Katalonisė "Manuel Carrasco i Formiguera", nė Barcelonė, Spanjė. 
2003 - mori Ēmimin Senator Nderi i Evropės, nė Belgjikė.
2004 u shpall Honoris Causa (Doktor Nderi) i Universitetit tė Tiranės.
2005 (19 Nėntor) - mori Ēmimin e Nderit pėr Paqe, nga qyteti i New York-ut.
 
Botimet:
"Prekje Lirike" - 1971
"Kah Teoria"- 1971
"Strategjia e Kuptimit" - 1980
"Vepra e Bogdanit 1675 -1685" - 1982
"Kahe dhe Premisa te Kritikes Letrare Shqiptare 1504-1983" - 1983
"Refuzimi Estetik" - 1987
"Kritika Letrare" (bashke me Sabri Hamitin) - 1979
"Bibliografika e Kritikes Letrare Shqiptare, 44-77" (bashke me Isak Shemen) - 1976

Lavdi Jetes dhe Vepres se Presidentit Rugova! (Faqja tjeter) 

Notice: Microsoft has no responsibility for the content featured in this group. Click here for more info.
  Try MSN Internet Software for FREE!
    MSN Home  |  My MSN  |  Hotmail  |  Search
Feedback  |  Help  
  ©2005 Microsoft Corporation. All rights reserved.  Legal  Advertise  MSN Privacy